http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç është rikthyer në Tiranë, për të marrë pjesë në takimin me shefat e diplomacisë së Shqipërisë, Serbisë dhe Italisë. Në takimin me ministrin Ditmir Bushati, u diskutua mbi ecurinë e raporteve dypalëshe. sipas Njoftimin të zyrës së shtypit pranë Ministrisë së Jashtme, dy ministrat evidentuan nevojën për konkludimin e marrëveshjeve të dakordësuara në parim në fushat e zhvillimit ekonomik, lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe arsimit të lartë. ndërkohë, që u vlerësuan hapat qe kane bere të dy vendet për konkretizimin e angazhimeve të marra në kuadër të procesit të Berlinit. Një takim të veçantë shefi i diplomacisë shqiptare, ka pasur me homologun italian, Paolo Gentiloni, mbi të cilin diskutoi mbi procesin integrimit evropian të Shqipërisë, masat e vendeve anëtare dhe atyre kandidate për përballimin e krizës së refugjatëve, si dhe koordinimin më të mirë në përgjigjen ndaj sfidave të sigurisë. Gjatë takimi trepalësh Shqipëri - Itali - Serbi, Ministrat e Jashtëm kanë diskutuar mbi problematikën e integrimit evropian, bashkëpunimin në rajon, si dhe mbi projektet e përbashkëta në ekonomi, infrastrukturë, energji dhe turizëm.