Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një nënë e mbetur e ve pas vdekjes së bashkëshortit jeton në kushte të mjerueshme së bashku me 6 fëmijët e saj të mitur.
Ndërsa temperaturat në Kukës prej ditësh janë nën zero, Nurie Poçi nënë e 6 vajzave të mitura, jeton në një shtëpi që nuk i mbron nga i ftohti.
Muret e banesës janë të mbuluara nga lagështira por nëna e mbetur e ve kohë më parë, nuk ka asnjë mundësi fianciare për të përmirësuar kushtet e jetesës.
Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme, 45 vjecarja nuk ka mundur të gjejë një punë për të mbajtur familjen dhe mbijeton vetëm me një pension 19 mijë lekë në muaj
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/familja-ne-varferi-ekstreme-e-veja-kerkon-ndihme-per-6-vajzat-jetime/