Gjiknuri: Do të rinegociojmë disa kontrata, mes tyre edhe Bankers Petroleum - Ora News

2016-01-20 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri ka deklaruar se do të rinegociohet një pjesë e kontratave që janë në fuqi, përfshirë dhe kontratën më të madhe të Shqipërisë siç është Bankers Petroleum. Deklarata e Gjiknurit u bë gjatë publikimit të raporitit të vitit 2013-2014 nga Nisma per Transparence ne Industrine Nxjerrese.
Gjiknuri: Për herë të parë ça po bëjmë? Po vëmë një tavan që do të thotë një pjesë e naftës para se ai të rikuperojë kostot të futet si naftë e ndashmë për fitim. Pra do të thotë që nafta e vlefshme për tu ndarë mes shtetit dhe privatit të fillojë që në momentin e parë që del fuçia e parë. Që te fucia e parë shteti do të marrë më shumë seç ka marrë deri tani, kjo është fal politikave tona. Madje ju them dhe një gjë që ne do të rinegociojmë edhe një pjesë të kontratave që janë në fuqi, përfshirë dhe kontratën më të madhe të Shqipërisë siç është Bankers Petroleum, të cilën do ta rinegociojmë termat pas edhe mbylljes së disa elementëve kontradiktorë ose konfliktualë që kanë të bëjnë me pagesën e tatim fitimit.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/gjiknuri-do-te-rinegociojme-disa-kontrata-mes-tyre-edhe-bankers-petroleum/