Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në kohën kur çështja e dekorimit të zyrtarëve të lartë dhe individëve që gjatë komunizmit kanë kryer krime vijon të dominojë debatin jo vetëm politik, demokratët shohin një tentativë të kryeministrit Edi Rama për të përdorur të shkuarën si kartë elektorale.
Aldo Bumçi: Kryeministri do të ruajë këtë si kartë elektorale, pra nuk ka çfarë t?i ofrojë së majtës dhe mendon që me këto akte do të mbajë elektoratin e majtë. Kjo është e turpshme.
Nga studio e lajmeve në Ora News, ku foli për rezolutën e demokratëve për kthimin e dekoratave të ish persekutorëve të Komunizmit, deputeti Aldo Bumçi renditi disa argumente që sipas tij vërtetojnë se Rama është më i lidhur me të shkuarën se të tashmen.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/dekoratat-e-komunizmit-bumci-rama-kerkon-te-perdore-te-shkuaren-si-karte-elektorale/