http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për vite të tëra ajo ka punuar me fëmijët dhe për fëmijët. Aktorja Marjeta Ljarja, e pozicionuar tashmë në bordin e teatrit të metropolit për shfaqjet që i dedikohen publikut të vogël në moshë ka një mision tjetër, të çojë artin te fëmijët. Komercialiteti po mbyt brezin e ri, ata që janë e ardhmja e këtij vendi. Ky është problemi më i madh që ka krijuar mungesa e shfaqjeve për fëmijë në kryeqytet, sipas aktores.Festa që organizohen brenda ditës, të pakonceptuara mirë, shfaqje që nuk përcjellin mesazhe të qarta për më të vegjlit duket se janë arsyet kryesore që i kanë larguar këta të fundit nga teatri. Marjeta Ljarja duket se e ka gjetur edhe një rrugë që e çon fëmijën drejt artit. Qendra Kulturore e Tiranës e saktësisht Teatri i Metropolit premton që me hapjen e sezonit muajin tjetër të vijojë traditën e këtij institucioni ku mëngjeset e fundjavave do të ofrojnë vetëm shfaqje për fëmijë.