Në ditë të tilla acari, institucionet arsimore në jo pak raste janë përfshirë nga zjarre si pasojë e shkëndijave elektrike nga rrjeti i mbingarkuar. Pak ditë më parë kopsht 45 në Tiranë dhe shkolla 9 vjecare ?Emin Duraku? u përfshinë nga dy zjarre në ambientet e tyre, si pasojë e shkëndijave elektrike në kutitë e automatëve . Fatmirësisht të dyja ngjarjet nuk shkuan deri në përmasat e tragjedisë, por mjaftuan të ngrenë në alarm qindra prindër. Vetë drejtuesit e këtyre institucioneve pohojnë se trajnohen një herë në vit, për t?u paraprirë situatave të tilla, por kushtet fizike dhe teknike që ofrojnë kopshtet dhe shkollat lënë për të dëshiruar. Pothuajse në pjesën më të madhe të tyre mungojnë shkallët e emergjencës.