http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mazhoranca nuk është tërhequr nga skema e re për kthimin dhe kompensimin e pronave edhe pasi Presidenti i Republikës i kërkoi shumicës te rishikoje draftin. Komisioni i Ligjeve ka rrezuar me votat e shumicës dekretin e kreut te shtetit Bujar Nishani, pasi per socialistet presidenti ne arsyetimin e tij është treguar i njëanshëm. Per me tepër, relatorja Vasilika Hysi ka theksuar se firmosja e këtij ligji ne afatin e fundit qe presidenti ka per t?u shprehur rrezikon afatet qe Shqipëria duhet te respektoje ne raport me Strasburgun. Ne mbrojtje te Presidentit dolën Fatmir Mediu i republikaneve dhe demokratet, per te cilët ky ligj shpronëson edhe njëherë pronaret. Te njëjtin qëndrim mbajti edhe përfaqësuesi i pronareve, i cili paralajmëroi beteje ne Kushtetuese kundër draftit. Te enjten pritet qe ne kuvend shumica te rrezoje dekretin e Presidentit dhe ligji i ri për pronat te hyje ne fuqi. Ky draft parashikon qe kompensimi te behet duke marre parasysh natyrën e pronës ne momentin e shpronësimit dhe qeveria angazhohet ta zgjidhe këtë problem brenda 10 viteve.