Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në Kukës temperaturat kanë shkuar deri në -6 gradë celcius ndërsa në rrugët e brendshme të këtij qyteti ka prezenca akulli.
Në Rrugën e Kombit nuk ka pasur probleme në qarkullim pasi firma përgjegjëse ka ndërhyrë me 9 borëpastruese duke pastruar rrugën dhe duke hedhur kripe.
Të gjitha akset nacionale janë të qarkullueshme ndërsa në pak akse nevojiten zinxhirë.
Në akset rrugore që janë nën menaxhim të bashkisë Kukes mbetet i bllokuar fshati Lojme, disa fshatra të Njësive Administrative Gryke-Cajë, Kalis , Arren, Zapod e Topojan.
Rruget kryesore të qytetit të Kukësit janë te gjitha te qarkullueshme. Në bashkinë Has të bllokuara janë fshatrat Kishaj, Domaj dhe Pogaj.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/bora-i-le-vendin-ngricave-ne-korce-kukes-e-diber-ne-disa-zona-mbyllen-shkollat/