“Rigoleto” hap sezonin në TKOB - News, Lajme - Vizion Plus

2016-01-18 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Rigoletto? do të ngjitet në skenë të enjten mbrëma në Teatrin e Operas dhe Baletit. ?Rigoletto? vjen për here te trete në TKOB nga regjisori Nikolin Gurakuqi, që tregon se ky koncept regjisorial vjen ndryshe nga shfaqjet e vitit 1976 dhe 2005.Një Rigoletto më pak klasike e më shumë moderne premtohet edhe nga dirigjenti i kësaj që çel edhe kalendarin e ri artistik të Teatrit të Operas dhe Baletit. ?Jam shumë i lumtur që jam në Tiranë dhe që gjithçka shkon më së miri. Keni zëra shumë të mirë e instrumentistë shumë bashkëpunues. Kjo është një nga shfaqjet që kam vënë më shumë në skenat europiane dhe e pranova menjëherë ftesën për të qenë pjesë e këtij kasti artistësh në Shqipëri?.Rigoletto ka sjellë në Tiranë jo vetëm dirigjentin Manuel Busto, por edhe një nga zërat më të mirë të Operas shqiptare në Austri. Linda Kazani prej kohësh i mungonte publikut shqiptar, pasi vazhdonte aktivitetin e saj artistik në Austri. Zana Abazi, Ramona Tullumani, Gocha Abdulaze dhe Jenish Ysmanov janë vetëm disa nga emrat që i bashkohen këtij kasti që sjell ?Rigoletton? në datat 21, 23, 24 dhe 25 janar në Teatrin e Operas dhe Baletit.