Konferenca e Kryetarëve, Rrëzohet rezoluta e PD për heqjen e dekoratave të persekutorëve - Ora News

2016-01-18 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Sot nis punimet sesioni i gjashtë i Kuvendit të Shqipërisë i paraprirë nga mbedhja e Konferencës së Kryetarëve, e cila nuk prodhoi dakordësi për të bërë pjesë së punimeve 3 javore, kërkesën e PD për rezolutë për heqjen e dekoratave për personat që kanë bashkëpunuar me sigurimin e shtetit. Kreu i grupit parlmentar PD, Edi Paloka, tha se PD do të ridpozitojë së shpejti kërkesën. Ndërkohë, Paloka tha se opzotia ka gati emrat e saj për komisonin e posaçëm për reformën zgjedhore, ku bashkëkryetar do të jetë Oerd Bylykbashi.
Që në mbledhjen e parë të Konferencës së Kryetarëve për këtë sesion të ri parlamentar, politika ka dështuar të arrijë dakordësi për kalendarin tre javor të punimeve.
Një nga çështjet me të nxehta të diskutimeve parlamentare, trashëguar nga sesioni i shkuar, është heqja e dekoratave për personat që kanë qenë persekutorë ne regjimin komunist. PD, depozitoi një rezolute për të dënuar dhënien e këtyre dekoratave, por Konferenca ka rrëzuar kërkesën me argumentin se nuk është depozituar zyrtarisht në Kuvend.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/heqja-e-dekoratave-konferenca-e-kryetareve-rrezon-rezoluten-e-pd/

Free Traffic Exchange