http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prej dy vitesh, sektori minerar ne vend është përfshire nga kriza e çmimeve, te cilat kane rene me 35 % gjate viti 2015, si pasoje e fluksit ne rritje te eksporteve nga Kina. Ky fakt e ka vene industrinë vendase ne krize, e cila i është drejtuar qeverise me disa kërkesa për lehtësira fiskale. Shqipëria prodhon mesatarisht 600 mije ton krom ne vit, e ndërsa ne 2014 çmimi i një toni shkonte ne 220 dollarë, tashme ne bursa, çmimi ka arritur edhe ne 140 dollarë. Ministri i Industrisë Damian Gjiknuri, pasi dëgjoi shqetësimet e subjekteve qe operojnë ne këtë fushe, premtoi se qeveria do te dale me nje pakete masash ne fillim te ketij viti, me qellim kalimin e ngërçit. Bulqiza është rajoni mineral mbajtës me i madhe ne Shqipëri. Zhvillimi i këtij tregu është i rëndësishëm jo vetëm për buxhetin e shtetit, por mbi te gjitha, shume prej familjeve qe jetojnë ne këtë zone, e kane te lidhur jetesën me qëndrueshmërinë e këtij sektori.