Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rruga e Kombit është zhbllokuar tërësisht falë ndërhyrjes së borëpastrueseve në këtë aks kombëtar. Megjithatë drejtuesit e mjeteve apelohen të bëjnë kujdes, edhe për shkak të rrëshqitjeve të dheut. Ndërkohë, Rrugën e Kombit e Inspektoi edhe Ministri i Transporteve Haxhinasto, i cili garantoi edhe masat për të shmangur aksidentet.
Qarkullimi i atomjeteve në Rrugën e Kombit vijon normalisht pas ndërhyrjeve me mjete borëpastruese për të bërë lirimin e disa akseve të bllokuara nga dëbora.
Nga segmenti Milot deri Kukës makineritët punuan duke pastruar dëborën dhe duke hedhur kripë e skorje.
Drejtori standarteve pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar, Spartak Targa, pasi ka inspektuar gjendjen e Rrugës së Kombit, apeloi drejtuesit e automjeteve të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes së tyre për shkak të rrëshqitjeve nga shirat e shumtë gjatë 24 orëve.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/ne-rrugen-e-kombit-pas-nderhyrjeve-mjetet-qarkullojne-normalisht/