Ekspertët e PD raport Venecias: Ja 11 pikat ku ndahemi me maxhorancën - Ora News

2016-01-17 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike po i jep ekspertizën e fundi, mbështetur në argumena të hollësishme raportit kritik, që do ti bashkangjitet draftit final për reformën në drejtësi. Janë 11 pika ku demokratët do të fokusohen kryesisht, por ajo që do dominojë gjithë dokumentin që do shkojë në Komisionin e Venecias, është shqetësimi për kapjen politike të drejtësisë.
Partia Demokratike është drejt fundit të përgatitjes së raportit për Komisionin e Venecias, ku do të listojë të gjitha kritkat për draftin zyrtarë të ekspertëve.
Raporti do të përmbajë në mënyrë të detajuar pikat themelore që demokratët nuk bien dakort me mazhorancën për reformën në drejtësi, ku baza do të jetë instrumenti për të shmangur kapjen politike.
Zgjedhja e funksionarëve të lartë është pika ku do të takohet më shumë drafti.
Burime pranë grupit të ekspertëve bën me dije se janë listuar të gjitha argumentet ligjorë pse 3/5 e votave të anëtarëve të Kuvendit ?çimenton? kapjen politike të sistemit.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/ekspertet-e-pd-raport-venecias-ja-11-pikat-ku-ndahemi-me-maxhorancen/