Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Demokratike ka përfunduar fazën e parë të hartimit të programit.
Selia blu në një komunikim për mediat thekson se oferta e demokratëve për shqiptarët parashikon zhvillim ekonomik, lehtësi fiskale, punësim, stimuj ekonomik, zhvillim të bujqësisë, infrastrukturës, arsimit dhë shëndetësisë.
Sipas PD, programi i tyre politik për ekonominë parashikon ?taksat e ulëta, zbritje e TVSH në nivelin 15 përqind, futja e taksës së sheshtë më të ultën në Ballkan në nivelin 9 përqind, janë disa nga pikat e platformës, që do ta bëjnë Shqipërinë vendin më atraktiv të rajonit për investime.Prioritet do të jetë po ashtu zbatimi i ligjit dhe lufta ndaj korrupsionit?.
Deri në fund të muajit janar, do të bëhet edhe konsultimi final me specialistë të fushës, për ti pasuruar më tej këto dokumenta me ekspertizën dhe idetë më të mira.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/drejt-finalizimit-programi-i-pd-per-ekonomi-punesim-rend-e-lufte-ndaj-korrupsionit/