Përmbytje në Selenicë - News, Lajme - Vizion Plus

2016-01-17 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vjosa ka dale nga shtrati, aktualisht niveli i saj i ka kaluar te 5.3 metrave mbi nivelin normal te saj, ndërkohe sipas strukturave te Prefekturës se Vlorës, do te nise evakuimi i banoreve, nëse niveli i saj i kalon te 5.8 metrave mbi nivelin normal. Kreu i bashkisë se Vlorës, ka thirrur shtabin e emergjencave civile, te cilët janë duke monitoruar situatën ne vazhdimësi. Aktualisht, ne terren pika me kritike ngelet ajo e argjinaturës se Mifolit. Edhe pse e rikonstruktuar pas përmbytjeve te vitit te kaluar, argjinatura e re është 20 cm nen nivelin e asaj te mëparshëm, çka e le te hapur rrezikun e përmbytjeve te reja. Sipas nënkryetarit te Bashkisë se Vlorës, Ardian Musta, po punohet per mbajtjen nen kontroll te situatës, nënstacionet e pompimit furnizohen rregullisht me energji elektrike dhe hidrovoret punojnë me kapacitet te plote. Ndërkohe e renduar prezantohet situata edhe ne Bashkinë e Selenicës. Sipas kreut të kësaj bashkie, Përparim Shametaj ka sqaruar se Vjosa ka vërshuar ne toka bujqësore, ndërsa rrezikon nënstacionin e pompimit te ujit te pijshëm. Deri me tani, 150 HA gjenden nen ujë. Ujërat e lumit kanë vërshuar në disa parcela toke në afërsi të shtratit të Vjosës në disa zona e kryesisht në zonën e Kashishtit e Cervenit. Prefekti i Fierit Xhavit Bushaj, i cili është edhe kryetari i shtabit të emergjencës në qarkun Fier, ka inspektuar gjithë zonën gjatë ditës së dielë në fshatin Kashisht. Ai ka bërë thirrje banorëve që të marrin masa për evakuim të tyre dhe të gjësë së gjallë.Një vit më parë, vërshimi i Vjosës solli dëmtime të mëdha të banesave në fshatrat Kasisht, Kafaraj, Cerven Ferras, Bocovë, ndërsa më shumë se 5000 HA tokë bujqësore u dëmtuan në të mbjellat e tyre të stinës.