Të hënën mblidhet parlamenti - News, Lajme - Vizion Plus

2016-01-17 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ligjvënësit i rikthehen debatit parlamentar pasditen e së hënës. Pas pauzës ndërmjet dy sesioneve, deputetët do të rimarrin ne shqyrtim reformat dhe projektligjet e depozituara tashmë në Kuvend. Reforma në sistemin e drejtësisë, konsiderohet pa mëdyshje si kryefjala e këtij sesioni parlamentar. Synimi është që kjo reformë të miratohet pranverën e këtij viti. Pas shumë debatesh, përplasjesh mes mazhorancës dhe opozitës, mbi draftin që komisioni i posaçëm parlamentar do t?i dërgojë për mendim Komisionit të Venecias, të premten e kaluar u vendos që juristëve europiane t?i shkojnë 3 qëndrime të ndryshme, dokumenti i hartuar nga ekspertët e nivelit të lartë, opinioni i LSI-së dhe vërejtjet e Partisë Demokratike. Më pas, pritet që këtë javë, më datë 21 Janar, të mbërrijnë në Tiranë, raporterët e Komisionit për të marrë mendimin e grupeve të përfshirja në proces.Një tjetër reformë e rëndësishme, ku palët pritet të diskutojnë gjatë, është edhe reforma zgjedhore. Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, përbëjnë një sfidë më vete për partitë politike. një ndër pikat e nxehta të debatit pritet të jetë mbi ndryshimin ose jo të sistemit zgjedhor. Aktualisht për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri aplikohet sistemi proporcional rajonal. Në seancën e fundit plenare, atë të 21 dhjetorit, u miratua me konsensus hapja e rrugës për zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR, pjesë e raportet për zgjedhjet parlamentare të 2013-s dhe vendoreve të 2015-s, me qëllim përmirësimin e proceseve zgjedhorë dhe arritjen e standardeve demokratike. Një ndër përplasjet politike që pritet të ndodhin në fillim të këtij sesioni parlamentar, është ajo mbi rishikimin e procesit të dhënies së dekoratave. Në Kuvend është depozituar një projektligj, me nismën e kryeministrit Edi Rama dhe deputetit socialist Taulan Balla, ku saktësohen procedurat për dhënie dhe heqjen e dekoratave. Ndërkohë që Partia Demokratike, ka depozituar një projektrezolutë, ku kërkohet që përveç heqjes së dekoratave, edhe shfuqizimin e çdo përfitimi apo privilegji financiar.

Free Traffic Exchange