Ivanov apel partive për zbatimin e marrëveshjes - News, Lajme - Vizion Plus

2016-01-17 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa Maqedonia rrezikon të zhytet në një krizë të thellë politike, pasi palët ende nuk kanë arritur një marrëveshje për datën e zgjedhjeve të reja, Presidenti i vendit, Ivanov i ka bërë thirrje palëve të zbatojnë marrëveshjen e korrikut. Përmes një deklarate për mediat, Ivanov thekson se është momenti i fundit, ku pa shtyrje të mëtejshme të realizohet pakti i nënshkruar vitin e kaluar. Është e palejueshme, vijon Presidenti, mungesa e përgjegjësisë për shtetin nga ana e politikanëve në vend. Sipas Ivanov këto vonesa rrezikojnë perspektivën euroatlantike në vend. Deklarata e kreut maqedonas të shtetit, ven pas dështimit të tryezës më mbi 10 orëshe që eurokomisioneri për zgjerim Johanes Han, mbajti me krerët e katër partive politike në vend, Gruevskin e VMRO-së Zaev të LSDM-së, Ahmetin e Thaçin nga BDI e PDSH. Në fund të këtyre bisedimeve, përfaqësuesi i Brukselit foli me tone të ashpra ndërsa tha se fati i Maqedonisë varet nga liderët e vendit. Përcaktimi i datës së zgjedhjeve erdhi pasi lideri i opozitës Zoran Zaev kundërshtoi votën e tij per pastrimin e listës zgjedhore dhe hetimin e skandalit te përgjimeve. Ndërkohe Gruevski e Ahmeti, krerët e koalicionit te qeverise se mëparshme, mbajtën një qëndrim per datën e zgjedhjeve, duke kërkuar organizimin e tyre me 24 prill.