Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në Kukës intensiteti i reshjeve të dëborës vijon të ketë rritje. Trashësia arrin deri në 30 cm në qytet dhe 50 cm në zonat malore. Erërat e forta me stuhi bore kanë shkaktuar probleme në drejtim të furnizimit me energji elektrike, ku 12 njësi Administratove në Kukës, Has e Tropojë janë pa energji elektrike, informon gazetari ynë Blerim Tota.
Disa nga akset rrugore të qarkut Kukës janë të bllokuara nga stuhitë e dëborës. Aktualisht rrugët e njësive Zapod, Shishtavec, Topojan, Grykecaje, Kalis, Arren janë të pakalueshme.
Energjia elektrike mungon në një pjesë të njësisë Kolsh dhe Kalimash për shkak të një defekti të fiderit që furnizon Mamzin.
Në terren janë 18 mjete që po punojnë për hapjen e rrugëve. Të gjitha rrugët e qytetit janë të hapura. Një mjet po pastron edhe trotuaret kryesore. Furnizimi me ujë të pijshëm ka qenë i rregullt. Nuk jane raportuar raste të urgjencave mjekesore.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/dajti-zgjohet-i-zbardhur-temperaturat-ulen-ndjeshem/