Veliaj në emisionin “Kapital” - News, Lajme - Vizion Plus

2016-01-16 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për kryebashkiakun e Tiranës indeksimi i çmimit te biletës ishte nje vendim i pashmangshëm, sepse nëse do te kishte ndodhur ndryshe kryeqyteti do te paralizohej. Erjon Veliaj hodhi poshtë te gjitha pretendimet e demokrateve per afere korruptive me rritjen e çmimit dhe deklaroi se kontratat me kompanitë qe ofrojnë shërbimin ishin firmosur nga paraardhësi i tij. Lidhur me rritjen e taksës se ndërtimit, Veliaj tha se kjo është nje çështje teresisht e mbyllur tashme dhe sipas tij kompanitë qe operojnë ne ketë fushe nuk mund te ankohen kur ne kryeqytetet e vendeve fqinje tarifa është disa here me e larte. Kryebashkiaku iu përgjigj akuzave te opozitës lidhur me përmbytjet e fundit ne Tirane dhe kërkoi te mos behet politike me kapricot e motit. Ai njoftoi prishjen e te gjitha objekteve mbi kolektorë, duke konsideruar si zonën me problematike atë te ?Don Boskos?. I vendosur për t?i shkuar deri ne fund gjobës qe iu vendos Partisë Demokratike, kryetari i bashkisë me te madhe te vendit beri një deklarate te forte. I ftuar ne emisionin ?Kapital? ne Vizion Plus Erjon Veliaj foli edhe per buxhetin e bashkisë prej 55 milionë eurosh, te cilin e konsideroi te pamjaftueshëm per kryeqytetin. Megjithatë u shpreh besimplote se konferenca e donatoreve e 20 janarit do te mbështesë disa nga projektet e mëdha.

Free Traffic Exchange