Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nisja e aksionit antiinformalitet ka rritur ndjeshëm numrin e bizneseve që janë formalizuar. Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, bën me dije se gjatë viti të kaluar përllogariten rreth 39 mijë biznese të reja kryesisht të vogla.Por vlen të theksohet se gjatë kësaj periudhe janë çrregjistruar 5 mijë. Ndërkohë që vlen të theksohet se rritja e fashës për biznest e vogla, duket se ka rritur trendin e biznese të vogla nën këtë fashë të formalizojnë aktivitetin e tyre.
Pavarësisht rritjes së numrit të bizneseve që janë regjistruar për herë të parë gjatë 2015, rreth 4 mijë prej tyre janë çregjistruar. Drejtorja e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit Vasilika Vjero, bën me dije se këto biznese kanë qenë pjesa më e madhe, të vogla.
Vasilika Vjero: ? Numri i tyre shkon më shumë se 39 mijë biznese dhe nqs do të shprehem një efekt neto të atyre bizneseve që realisht, pra duke hequr edhe numrin e bizneseve që kanë mbyllur aktivitetin, ky numër mund të shkojë diku tek 34-35 mijë biznese të reja t regjistruara. Të themi që është shtysa e parë që ju dha Bizneseve për tu regjistruar, them për ata të paformalizuarit, ishte fillimi i aksionit kundër informalitetit. Vizita të shpeshta nëpër vëndin ku shënon aktivitetin të institucioneve tatimore.?
Ndërkohë gjatë këtij viti trendi i regjistrimeve është më i madh për bizneset në 5 miliow lekë, e ndikuar kjo edhe prej faktit të heqjes së taksave.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/gjate-2015-jane-regjistruar-me-shume-se-39-mije-biznese/