Mbrojtja e Prespës, Koka firmos grantin 3.5 mln euro me ambasadorin gjerman - Ora News

2016-01-15 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qeveria gjermane nëpërmjet një granti prej 3.5 mln euro synon të jap një tjetër zhvillim parkut të Prespës. Ky financim do të shkojë për zhvillimin e zonës së Prespës, për ruajtjen e biodiversitetit dhe zhvillimin e turizimit. Ministria Koka tha gjithashtu se me miratimin e moratoriumit do ti jepet fund masakrës me prerjen e pyejeve.

Me anë të një granti prej 3.5 mln euro qeveria gjermane do të financiojë fazën e dytë të projektit "Rezervati Ndërkufitar i Biosferës Prespës" me një kohëzgjatje nga viti 2016 deri në vitin 2020 . Kjo marrëveshje u firmos nga ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe ambasadori Gjeman Hellmut Hoffman. Përveç ndikimeve që pritet të japë ky grant në zhvillimin e zonës, marrëveshja në fjalë synon në mbrojtjen e parkut si dhe në zhvillimin e turizimit.

Koka: Investimet e kryera kanë ndikuar ndjeshëm në zbutjen e varfërisë në zonë. Në sensibilizimin e vetë banorëve dhe nga ana tjetër për të patur një administratë sa më kualitative, e cila vazhdon të bashkëpunojë ngushtë me dy agjencitë kombëtare të zonave të mbrojtura, atë të Greqisë dhe Maqedonisë.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/mbrojtja-e-prespes-koka-firmos-grantin-3-5-mln-euro-me-ambasadorin-gjerman/