24 vjetori i FRESSH, Rama: Reformat po pengohen nga energjitë negative - Ora News

2016-01-15 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në ceremoninë me rastin e 24 vjetorit të themelimit të Forumit Rinor të Partisë Socialiste, Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria po përballet me vështirësi në shtetndërtimin, por garantoi se reformat nuk do të pengohen as nga cinizmi as nga energjitë negative. Kreu i selisë rozë, tha se PS e ka qeverisur mirë Shqipërinë , edhe pse partia e tij në fakt nuk e drejton e vetme Qeverinë.
24 vjetori i themelimit të Forumit Rinor Eurosocialsit, ishte rasti që kryesocialisti Edi Rama të bënte një reflektim, mbi rrugën e reformave që ka nisur PS, por edhe mënyrën se si ajo po qeveris.
Kreu socialist dhe njëherësh Kryeministër i vendit, tha se Shqipëria po përballet me vështirësi për shtetndërtimin, por përmbushja e reformave nuk do të pengohet.
Edi Rama: Vëndi është në një proces kompleks, sfidash, vështirësish por edhe mbiprodhimi të energjive negative dhe të cinizmit, mbiprodhim që nuk e ndal dot procesin ku ne udhëheqim me bindje të madhe dhe me vullnet të hekurt një sërë reformash, po padyshim e pengon jashtë mase

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/rama-reformat-po-pengohen-nga-energjite-negative/