Pirro Milkani: Producentët nuk kanë para - News, Lajme - Vizion Plus

2016-01-15 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kinematografisë shqiptare nuk i mungon kinostudioja ?Shqipëria e re? që dikur sillte rreth 12 produksione filmike ne nje vit, por paratë. Këtë e pohon një nga kineastët e njohur, Pirro Milkani. Sipas tij shqiptaret i kane mundësitë për të shkëlqyer jo vetëm në festivalet europiane siç eshte dëshmuar ne 4 vitet e fundit. ?Shtigje Lufte?, ?Zonja nga Qyteti?, ?Ngjyrat e Moshës?, janë vetëm disa nga filmat që ai ka drejtuar. I fundit prodhim kinematografik i Pirro Milkanit, ?Trishtimi i zonjës Shnajder? është pritur më së miri në festivalet e filmit në europë. Megjithatë që prej 2008-ës kur ky film bëri xhiron europiane ka kaluar shumë kohë. Të gjithë presin një produksion të mirë nga Milkani, që nuk mohon arritjet e filmave të fundit shqiptarë. Por, edhe pse me një numër të vogël prodhimesh e sidomos në zhanret e animacionit apo dokumentarit, Milkani nuk beson se Kinemaja Shqiptare do të përjetojë ditë më të këqija. Filmi ?Shok? i nominuar së fundi për çmimet Oskar që mbahen në shkurt është një shembujt që e vërteton këtë.