Analiza e shërbimit përmbarimor - News, Lajme - Vizion Plus

2016-01-15 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne analizën vjetore te shërbimit përmbarimor zv/ministri i drejtësisë Arben Isaraj tha se puna e përmbarimit shtetëror, por edhe atij privat janë kthyer ne një partner të rëndësishëm ne fushën e ekzekutimeve të detyrueshme. Sipas Isarajt krahas angazhimit ky shërbim nuk duhet të bie pre e korrupsionit për ate qe duhet të ofroje sipas ligjit.?Qeverisja shqiptare në këtë fushë është ende e re dhe pa përvojën imune të përballimit të sëmundjeve që bartin interesat e vjetra apo të hershme, të cilat shfaqen kaq hapur, në shumë raste pa pikë humanizmi dhe me ?çelësa në dorë?, për të marrë pasuritë e shqiptarëve, të cilët u kthyen dikur në debitorë, me fajin apo pa fajin e tyre. Por prapë ajo është një qeverisje e zgjedhur për t?i mbrojtur ata?!Ndaj ju ekzekutorë të drejtësisë dhe jo të padrejtësisë duhet të keni parasysh se: Kush dëshiron sukses të vazhdueshëm, duhet të ndryshojë sjelljen e tij profesionale dhe ligjore, me kohën bashkë. Ju nuk duhet dhe nuk mund, të punoni nën moton: ?Një veprim një shpërblim?. Ju jeni Shërbimi Përmbarimor Shtetëror dhe motoja juaj e vetme është dhe do të mbetet: ?Një veprim një shërbim?.Nga 42,410 çështje të regjistruara për ekzekutim ne shërbimin përmbarimor përgjatë vitit 2015, janë ekzekutuar 9229 të tilla.