Revista Televizive e Mbrëmjes, 15 Janar 2015, Ora 00:00 - Top Channel Albania - News - Lajme

2016-01-15 1

Sot do të mblidhet Komisioni i Posacem parlamentar per reformen në drejtësi ku do te vendoset për draftin që do ti dërgohet Komisionit te Venecias per verejtjet perfundimtare. Opozita saktesoi se nuk do te kete nje draft paralel ndësra LSI u shpreh se do t?i thotë në komision mendimet e saj, por se mirëpret dialogun.

Kryeministri Rama, ne nje interviste per Top Channel, deklaroi se nuk ka ngerc per reformen ne drejtesi dhe asnje ndryshim ne qendrim. Sipas tij politika duhet te diskutoje dhe kerkoje konsensus mbi nje draft, pasi te kete thene fjalen e fundit komisioni i venecias. Ai theksoi se nuk ka asnje krize me LSI-ne dhe ilir meten

Holanda, vendi i cili udheheq prej dy javësh Bashkimin Europian do te mbaj qendrim strikt ndaj detyrimeve qe kane vendet qe aspirojne per ne BE. Ministri i Jashtem holandez Bert Koenders i ftuar nga Parlamenti Europian tha se megjithese Shqiperia ka bere progress te qendrueshem duhet te miratoje reformen ne drejtesi.

I ftohti arktik po troket edhe ne Shqipëri. Sot temperaturat pritet te ulen ndjeshëm në të gjithë vendin. Ministria e Brendshme parlajmeron qytetaret te kenë kujdes. Rrugët nacionale 200 metra mbi nivelin e detit do te bllokohen nga borat dhe ngricat. Kalimi në disa të tjera do të jetë i vështirë.

Nafta pësoi nje tjeter renie cmimi të enjten, duke zbritur nën kuoten 30 dollare per fuqi ne mengjes, derisa u fiksua me vone 30.22 dollare. Kjo situate i ka futur vendet prodhuese ne krizen me te madhe, aq sa palarajmerojne skenare ogurzi per ekonomite e tyre.

Turqia sulmoi pozicionet e militantëve të Shtetit Islamik në Siri dhe Irak. Sipas kryeministrit turk Ahmet Davutogllu, gjatë kësaj ofensive u ekzekutuan 200 militante te Isis. Ai tha se kjo ishte një përgjigje e shtetit turk ndaj terrorizmit duke premtuar rritjen e sulmeve edhe ditët e ardhshme.

Free Traffic Exchange