http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zgjedhjet e reja parlamentare në Maqedoni, do të mbahen më 24 prill, sikurse ishte parashikuar në marrëveshjen e korrikut te vitit të kaluar. Ky ka qenë qëndrimi që eurokomisioneri për zgjerim Johanes Han, njëherësh ndërmjetësuesi i krizës në Maqedoni ka mbajtur një ditë para vizitës së tij në Shkup. Në komunikatën e publikuar në faqen zyrtare te eurokomisionerit thuhet: 15 janari është nje afat kyç i marrëveshjes politike, zbatimi i se cilës është i rëndësishëm per qeverinë dhe qytetaret. Pres që elemente të rëndësishme të marrëveshjes politike do të zgjidhen përpara ose gjatë vizitës sime, duke u lejuar autoriteteve zgjedhore te organizojnë zgjedhje te besueshme, sipas datës se parashikuar.Ndërkohe pasditen e të enjtes, komiteti ekzekutiv i VMRO-DPMNE-se është mbledhur në një takim jashtë radhe. Sipas mediave në vend, në tryezën e bisedimeve është dorëzimi i mandatit nga ana e kryeministrit Gruevski dhe emri qe do te drejtoje qeverinë teknike. Portalet ne Maqedoni shkruajnë se këtë kabinet do ta drejtoje Ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov. Emri i kryeministrit te ri, pritet te dale ne tryezën e negociatave qe komisionderi Han, do te mbaje me liderët e katër partive ne vend.