Nisma që kryeministri Edi Rama e lançoi në samitin e liderve botërorë kundër ekstremizmit për krijimin e Qendrës Rajonale Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm do të konkretizohet së shpejti. Ministri, Blendi Klosi, në një konferencë kundër këtij fenomeni theksoi se edukimi është një mundësi për të luftuar ekstremizmin. Në konferencë u vu theksi edhe tek rëndësia e vënies nën kontrollin e Komunitetit Mysliman të të gjitha xhamive në vend.