Vlahutin për reformën në drejtësi - News, Lajme - Vizion Plus

2016-01-14 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ambasadorja e Bashkimit Evropian Roma Vlahutin i bëri thirrje opozitës te marre pjese ne diskutimet mbi reformën ne drejtësi. Ne takimin e tretë të ekspertëve të Euralius mbi forcimin e sistemit, Vlahutin tha se reforma kërkon dhe harmonizim ne qëndrimin e palëve të interesuara, duke i bere një ftese të hapur opozitës.?Reforma e Drejtësisë është kuadri udhëheqës i kësaj asistence dhe në këtë kuptim ne duhet të sigurojmë se ekziston një përqasje e harmonizuar dhe një koordinim i veprimtarive mes gjithë palëve të interesuara. Unë do t?ju inkurajoja po ashtu të merrni pjesë në diskutim meqë po përpiqemi të alternojmë folësit për hapjen e çdo takimi dhe personalisht do të isha mirënjohës nëse do ta merrnin fjalën përfaqësuesit e partive opozitare në Komisionin e Posaçëm, veçanërisht zëvendëskryetari. Dialogu dhe diskutimi kanë rëndësi kritike për suksesin e reformës, askush nuk pret të ketë marrëveshje të plotë mbi gjithçka, por në një demokraci është shumë e rëndësishme të shkëmbehen mendime për të kërkuar zgjidhjet më të mira?.Ambasadorja e Bashkimit Evropian e quajti reformën si kyçe për të ardhmen evropiane të Shqipërisë dhe më konkretisht, për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Sipas saj paratë e taksapaguesve evropiane duhen shpenzuar në mënyrë të zgjuar dhe të përgjegjshme, çka në fund do t?i shërbejë besimit të njerëzve te sistemi i drejtësisë.?Ndërsa projekti do të punojë për të rritur kapacitetet e autoriteteve shqiptare, përfituesi i fundit do të jetë popullsia shqiptare, që do të përfitojë nga një administratë gjyqësore moderne, më transparente dhe efikase, nga një legjislacion më i zhvilluar dhe më pranë standardeve të BE-së, si dhe nga një funksionim më i mirë dhe më transparent i sistemit gjyqësor. Prandaj projekti do të kontribuojë për t?u rikthyer njerëzve besimin te sistemi i drejtësisë, te konsolidimi i demokracisë dhe shteti ligjor në Shqipëri.?Ambasadorja e Bashkimit Evropian u shpreh se reforma e drejtësisë nuk mbaron me miratimin e paketës kushtetuese. Zbatimi i saj do të jetë një sfidë e madhe dhe një numër i madh aktesh legjislative janë në proces ndryshimi apo hartimi ndaj dhe është shumë e rëndësishme shmangia mbivendosjes së mendimeve.

Free Traffic Exchange