Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur të mërkurën aktakuzë kundër ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, tani të pandehurit Enver Hasani për veprat penale: ?falsifikim i dokumentit zyrtar?, nga neni 434 i kodit penal dhe ?keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar? nga neni 422 i kodit penal të Kosovës.