Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT Boksieri shqiptar nga Bulqiza Gjetan Keta do të ndeshet me kampionin turk Gökalp Özekler i njohur me nofkën "Sulltan" në 19 shkurt të këtij viti me synimin titullin "interkontinental".
"Sulltan"-i i Turqisë ka 22 ndeshje në boksin profesionist dhe ka regjistruar vetëm një humbje. Trajneri i Gjetanit, Ismaili i cili është njëkohësisht edhe vëllai i tij, shprehet se përfundimisht ndeshja është vendosur të luhet në pallatin e sportit "Asllan Rusi" në Tiranë.
Pak më shumë se një vit më parë boksieri Gjetan Keta, mbrojti titullin kampion euroaziatik në qytetin e tij të lindjes, Bulqizë përballë rusit, Marat Khuzeev në peshën 71 kg.
Për më shumë klikoni në http://sport.oranews.tv/bulqizaku-i-box-it-gjetan-keta-do-te-perballet-me-sulltanin-e-turqise/