Shehi: Reforma në rrugë të gabuar - News, Lajme - Vizion Plus

2016-01-13 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Per kryetarin e Lëvizjes per Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi rruga qe po ndiqet per reformën ne drejtësi është e gabuar. Sipas Shehit drafti krijon shume institucione te reja qe kontrollojnë njëra - tjetrën e nuk japin garanci se shqiptaret do te marrin drejtësi, duke paralajmëruar se kjo reforme do te jete gjysmake e do t?i tregoje defektet me kalimin e viteve.?Ne kete mori letrash e pretendimesh qe populli s?kupton asgjë qe diskutohen e debatohen nate per nate , ne ketë mori institucionesh te koklavitura; shikoni se sa komisione ka ngritur, komisioni per ketë, pastaj ky komisioni kontrollon ketë, sepse mbi te gjithë institucionet bie nje hije dyshimi. Këtu jane bere 200 hallka, te cilat do te kontrollojnë njëra - tjetrën dhe te cilat pastaj përfundojnë prape ne pak duar atje sipër?.Por aleati i demokrateve nuk i ka kursyer kritikat edhe ndaj partisë me te madhe te opozitës dhe qëndrimit te saj ne ketë proces.?Me vjen keq qe edhe koleget opozitare nuk i kane idetë e qarta. Cfare kërkojnë nga kjo pune? E gjithë reforma do te jete tek ky moment qe do te jene 3/5 apo 2/3?. Sepse është shume i ngushte pretendimi neqoftese eshte kaq, se atëherë i bie qe pretendimi është i lokalizuar ne një person te vetëm; a do rrije ky person a do e heqim ketë person? Ndërsa une them qe debate duhet te jete me i gjere me parimor?. E pavarësisht rezervave per Dash Shehin reforma ne drejtësi do e kete një rezultat pozitiv.?Ne kete lloj kënete qe eshte bere moçal se i ka ikur uji fare, pak uje i freskët, i ndryshimit do te bënte mire?.Kreu i LZHK Dashamir Shehi nuk e sheh te veçuar problemin e drejtësisë ne Shqipëri, pasi sipas tij ky problem reflekton defektet qe ka sot shteti shqiptar dhe institucionet e tij, pasi nuk mund te kesh drejtësi te pavarur kur institucionet qe i emërojnë jane te politizuara, duke vene ne dukje se i gjithë shteti ka nevoje për reformim.