http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Hartimin e planeve të përgjithshme vendore për 26 bashki, kryeministri Edi Rama e vlerësoi si nje takim me historinë. Pasi siç tha, në këto vite tranzicioni nuk është bërë asnjë e saktë.?Nuk flitet për një hartë të mirëcaktuar për ndërtimin apo mosndërtim, por për një sistem të tërë të metabolizmit urban dhe për krijimin e kushteve që nga një anë të gjithë vendimmarrësit apo ata që duan të zhvillojnë pronën e tyre, të kenë në dorë instrumenta, por të mos jenë të vendosur në llogore të ndara, duke penguan njëri-tjetrin?.Kreu i qeverisë tha se nëse këto plane zhvillimi do të ishin kryer gjatë këtyre 25 viteve, sot temë diskutimi nuk do të ishte se çfarë duhet bërë për të shpëtuar, çka i ka rezistuar kohës. ?Këtë ndryshim, këtë model zhvillimi e ka kushtëzuar me një shkatërrim historik, barbari dhe masakër, pasojat e të cilës do vazhdojmë t?i paguajmë në vite, shkatërrim pyjesh, shkatërrim lumenjsh, të infrastrukturave që sot i kemi para syve. Shkatërrim të fondit të tokës së bukës dhe mbi të gjitha, shkatërrim të shumë pjesëve të trupit të bukur të Shqipërisë. Duke goditur bukurinë e këtij vendi godasim asetin më të çmuar dhe asnjëherë nuk jemi ndalur të mendojmë për peizazhin, pasi është konsideruar luks i tepërt?.Hartimi i planeve të përgjithshme vendore për shefin e ekzekutivit do të ishin të pamundura, nëse nuk do të kishte ndryshuar harta administrative territoriale, e cila sipas tij, dha mundësinë e riorganizimit të shtetit dhe të qeverisjes vendore.