“Tryezë politike për reformën” - News, Lajme - Vizion Plus

2016-01-12 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pasi palët nuk arritën të gjejnë mirëkuptim mbi draftin për reformën në drejtësi, që do t?i dërgohet për mendim Komisionit të Venecias, ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, thotë se tashmë është momenti të nisin kontaktet politike. Një tryezë politike, e cila edhe mund të zgjidhë ngërçin e krijuar. Draftin e hartuar nga dy ekspertët e Ministrisë së Drejtësisë, Manjani refuzoi ta konsideronte si paketë të LSI-së, apo që mbështetet prej saj. Ai këmbënguli se gjithçka është frut i punës së ekspertëve jopolitikë. Krah paketës së propozuar të ekspertëve të nivelit të lartë, e cila u mbyll pasditen e së hënës, është depozituar edhe një drfat prej 23 nenesh nga Ilir Rusmali dhe Krenar Loloçi, përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë. Ndërkohë, që opozita ka braktisur tryezën, edhe pse pak ditë më parë u arrit një konsensus për ripërfshirjen e demokratëve në diskutimin e reformës në drejtësi.

Free Traffic Exchange