Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ndryshe nga sa paralajmëroi një muaj më parë Kreu i qeverisë u rikthye sërish në Drejtorinë e Doganave por pa vendimet konkrete për shkarkime drejtuesish. Takimi prej 60 minutash është mbajtur pa praninë e mediave por burime brenda tij bëjnë me dije se Kreu i qeverisë ka paralajmëruar shkarkime gjë që është vënë re në gjestin që ai ka përdorur në dalje e sipër me drejtoreshën Pranvera Fagu.
Brenda takimit mësohet se Kryeministri Rama i ka drejtuar apel të drejtpërdrejtë drejtuesve duke i thënë: ?Mos flini mbi dafina?. Rama ka paralajmëruar se nëse nuk ka rritje të përformancës dhe përmirësim të shërbimit që i ofrohet biznesit çdo drejtues do përballet me ndëshkime deri në largim nga puna.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/rama-ne-drejtorine-e-pergjithshme-te-doganave-pritet-nga-fagu/