http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse ketë vit nuk ka dimër te ashpër dhe te ftohte, ka grip dhe shume viroza ne qarkullim. Ketë e tregon fluksi i vizitave ne poliklinika dhe qendrën spitalore. Fëmijët jane me te prekurit, ndaj dhe numri qe i drejtohen urgjencës se Pediatrisë është i madh, aq sa prindërit duhet te presin me ore per t?u liruar nje shtrat për injeksione apo serume. Shenjat e gripit janë klasike, bllokim i rrugëve te frymëmarrjes, kolle dhe temperature. Epidemiologet rekomandojnë prindërit te drejtohen me pare tek mjeku pastaj ne farmaci. Vonesat dhe neglizhencat shatojnë komplikacione. Ende nuk eshte izoluar tipi i gripit qe qarkullon kete periudhe ne vendin tone. Sipas Institutit te Shëndetit Publik mbi 11 persona rezultojnë te prekur çdo jave. Por kulmin e vet gripi pritet ta shënoje ne fund te janarit- fillim te shkurtit. Nuk pritet epidemi gripale si ajo e disa viteve me pare, ku numri i te prekurve i kaloi 17 mije ne jave. Por gjithsesi pasojat e këtij dimri te lagësht dhe me temperatura 2 grade mbi norme do t?i vuajmë nga ana shëndetësore.