http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lideri i opozitës Lulzim Basha ka bere përgjegjës kryeministrin Edi Rama për mungesën e kompromisit per reformën ne drejtësi. Një dite pasi opozita braktisi mbledhjen e eksperteve për shkak se shqetësimi i demokrateve per mos-kapjen politike te sistemit nuk mori përgjigje, Basha ka deklaruar se lideri i maxhorances eshte i vetmi politikan qe nuk e do reformën ne drejtësi. Basha ka përsëritur se opozita është pro reformës ne përputhje me opinionin paraprak te komisionit te Venecias. Nje dite me pare ekspertet e Partisë Demokratike bojkotuan mbledhjen e eksperteve per reformën ne drejtësi, pasi u rrezua kërkesa e opozitës qe anëtaret e organeve kushtetuese te zgjidhen me 93 vota, ne mënyre qe shumica te mos kape sistemin e drejtësisë.