Isa Mustafa: Nuk tërhiqemi! - News, Lajme - Vizion Plus

2016-01-11 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pavarësisht protestave të dhunshme në Prishtinë dhe thirrjeve të opozitës për largimin e dyshes Thaçi-Mustafa për shkak të shkeljes së kushtetutës së vendit, qeveria në Prishtinë nuk tërhiqet. Këtë fakt e ka konfirmuar vetë kryeministri i vendit, duke folur gjatë 17-vjetorit të vrasjes së veprimtarit të LDK-së Enver Maloku. Ky koment vjen në një kohë kur opozita ka paralajmëtar demonstrata të reja deri në tërheqjen e dy marrëveshjeve ose rrëzimin e kësaj qeverie. Prej disa muajsh deputetë të Vetëvendosjes, AAK-së dhe Nismës kanë bllokuar punimet në kuvend me përdorimin e gazin lotsjellës si dhe kanë mbajtur një seri tubimesh. E fundit ka qenë ajo e 9 janarit, e cila përshkallëzoi në dhunë pas përplasjes me policinë. Incidentet në Prishtinë janë dënuar dhe nga përfaqësitë diplomatike dhe presidentja e vendit, e cila ka ftuar palët te ulen per dialog me qëllim zgjidhjen e krizës.