Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas përmirësimit të motit 24 orët e fundit, reshjet e e shiut janë rikthyer sërish. Në Lezhë autoritetet vendase janë vënë në lëvizje për të zhbllokuar kolektorët për të shmangur përmbytjet e disa ditëve më parë. Ndërkohë Drejtori i Bordit të Kullimit në Lezhë, Petrit Gjoni, shpjegon se problematike mbetet situata me kolektorët e dëmtuar, megjithatë po punohet me intensitet të plotë për të parandaluar përmbytjet.
Rikthimi i reshjeve ka vënë në alarm bashkinë e Lezhës për të ndërhyrë me eskavator për zhbllokimin e kolektorëve për të parandaluar përmbytjet e disa ditëve më parë.
Drejtori i Bordit të Kullimit në Lezhë, Petrit Gjoni, ka deklaruar se Shtabi i Emergjencave Civile dhe strukturat vendore janë në gadishmëri për të shmabgur pasojat që mund të sjellin reshjet.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/rikthehen-reshjet-nderhyrje-me-ekavator-per-te-shmangur-permbytjet/