Administrata në testim, kush nuk merr mbi 50 pikë humbet vendin e punës - Ora News

2016-01-10 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas muajit maj 16 mijë punonjësit e Administratës Publike që kanë statusin e nëpunësit civil rrezikojnë largimin nga puna nëse nuk arrijnë të kalojnë pragun prej 50 pikësh në testimin që do të mbahet në pranverë.
Drejtoresha e DAP, Albana Koçiu shpjegon për Ora News se nëse punonjësit e administratës që rezultojnë mbetës nuk arrijnë të kalojnë as trajnim 3-mujor ata do të duhet të lenë vendin e punës.
Albana Koçiu: Ata që vlerësohen jo kënaqshëm që marrin një maksimum pikësh deri në 50 pikë nga 100 që është totali ata do ti nënshtrohen një trjanimi të posaçëm 3-mujor sëbashku me supervizim nga eprori i tyre i drejtpërdrejtë. Në përfundim të periudhës 3-mujore nëse përsëri rezulton që punonjësi nuk është i aftë për ti demonstruar dhe përvetësuar njohuritë e reja aty do të duhet pastaj të lërë vendin e punës.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/administrata-ne-testim-kush-nuk-merr-mbi-50-pike-humbet-vendin-e-punes/