Pas bursave, reagon edhe tregu i brendshëm: Çmimi i naftës 6 lekë më lirë - Ora News

2016-01-10 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Çmimi i naftës ka pësuar një rënie prej 6 lekë për litër në të gjithë tregun e brendshëm të karburanteve, rrjedhojë kjo e uljes drastike të kuotave të arit të zi në bursa, që kanë zbritur në nivelin më të ulët të 14 viteve të fundit. Në pikat e karburanteve, nafta tregtohet nga 160 në 162 lekë për litër, ndërsa benzina arrin deri në 164 lekë për litër. Operatorët e tregut deklarojnë se rënia nuk është më e ndjeshme pasi ndikojnë taksat e larta dhe rritja e tarifave të liçensimit të pikave me pakicë nga qeveria.
Ulja e çmimit të naftës në bursa në nivelet më të ulëta të 14 viteve të fundit është reflektuar gjerësisht edhe në tregun tonë të karburanteve.
Pas uljes së çmimit që bënë pikat e vogla të shitjes me pakicë dy ditë më parë, tashmë i gjithë tregu po e shet më lirë naftën dhe benzinën.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/pas-bursave-reagon-edhe-tregu-i-brendshem-cmimi-i-naftes-6-leke-me-lire/