Veliaj inspekton punimet e bulevardit - News, Lajme - Vizion Plus

2016-01-10 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Administrata e Bashkisë Tiranë do të zhvendoset në Bulevardin e ri. Lajmin e dha vetë kryebashkiaku Erion Veliaj, gjatë inspektimit të ndërtimit të ndërtimit të bulevardit, ku theksoi se në 4 muaj është bërë më shumë se në 4 vite.?Ne kemi marrë vendimin për të zhvendosur Bashkinë e Tiranës në Bulevardin e Ri. Sigurisht, do të ruajmë ndërtesën ceremoniale në qendër të sheshit ?Skënderbej?, ndërkohë që 28 zyra të ndryshme të shpërndara nëpër qytet, që ofrojnë shërbime të bashkisë, do të grupohen në një ndërtesë të madhe administrative në bulevardin e ri?.Kryetari i Bashkisë evidentoi edhe masat e marra më parë, të cilat sipas tij parandaluan përmbytje të mëdha në Tiranë, siç ndodhnin më parë. Kryebashkiaku njoftoi edhe ndërtimin e një parkimi tjetër publik nëntokësor për 400 makina, në zonën ku Unaza dhe ish-stacioni i Trenit puqet me Bulevardin e Ri.