Debate në mbledhjen e ekspertëve për reformën në drejtësi - News, Lajme - Vizion Plus

2016-01-10 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mbledhja e ekspertëve të nivelit të lartë dhe ata të Partisë Demokratike, kanë debatuar ashpër gjatë mbledhjes për hartimin e draftit për ndryshimet kushtetuese, në funksion të reformës në drejtësi. Pasi nuk gjetën gjuhën e përbashkët, mbledhja u ndërpre.Pika e ndarjes kishte të bënte me përbërjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor, formulën e përzgjedhjes dhe votimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese apo anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Demokratët kanë konsideruar si të papranueshëm zgjedhjen me 84 vota të anëtarëve kushtetueses, duke argumentuar se kësisoj, sistemi i drejtësisë do të kapej nga maxhoranca aktuale parlamentare, e cila i ka këtë numër votash. Ekspertët e nivelit të lartë dhe ata të Partisë Demokratike, janë në përpjekje për hartimin e një drafti të përbashkët. E gjithë puna do të bazohet mbi opinionin e Komisionit të Venecias. Është rënë dakord që nëse do të ketë mendime të kundërta për çështje të veçanta, atëherë do të ketë 2 variante. Është rëndë dakord gjithashtu që rishikimi i paketës për ndryshime në Kushtetutë, i përbërë nga 58 nene, të mbyllet ditën e hënë dhe pasi gjithçka të konsultohet në komisionin e posaçëm parlamentar të reformës në drejtësi, një ditë më pas do t?i dërgohet për mendim Komisionit. Ky draft do t?i vihet në dispozicion të reporterëve të Venecias, të cilët do të vizitojnë Tiranën, në pritje të opinionit përfundimtar, mbi ndryshimet e bëra nga ekspertët shqiptarë dhe zgjidhjet e dhëna prej tyre. Ndërprerja e bojkotit të opozitës, ditën e premte u mundësua pas ndërhyrjes së ambasadorit amerikan Ddonald Lu dhe ambasadores së Bashkimit Europian Romana Vlahutin, të cilët janë investuar fuqishëm në reformën në sistemin e drejtësisë shqiptare.