Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Drejtësisë Ylli Mianjani, i pranishëm sot paradite në Unionin e Prokurorëve kërkoi nga ata të zbardhë dosjet dhe dhëmbët e çdo zyrtari që abuzon.
Manjani kërkoi nga prokurorët të ruhen dhe sekretet e dosjeve hetimore.
Ylli Manjani: ?Ftesa ime për shërbimin e prokurorisë ka qenë dhe mbetet e qartë. Zbardhni dosjet dhe bashkë me të dhëmbët e çdo zyrtari që abuzon. Po pa tjetër, ministër apo çfarëdo tjetër qoftë ai, apo ajo. Nëse prokurorët stepen përpara abuzuesit nuk ka reformë që i bën fajde kësaj gjëje. Bashkarisht duhet të ndërtojmë sistemin ta qepim këtë sistem, ta kopsisim të mos na rrjedhë asgjë, por dhe brenda sistemit që është jepini përgjigje proporcionale krimit si në zyrën e shtetit ashtu dhe në rrugë. Ne presim nga ju. Nëse ka patur kritikë për ju kjo është kritika për ju. Krimi në rrugë dhe në zyrën e shtetit duhet të ndëshkohet. Nga unë I pari që po flas. Po bëri këtë prokuroria e ka zgjidhur cështjen e besimit që mungon sotm, ndaj gjyqësorit, drejtësisë dhe shtetit?
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/manjani-prokuroreve-zbardhni-dosjen-e-cdo-zyrtari-qe-abuzon-qofte-dhe-minister/