Cani: Dëmshpërblimi, jo vetëm nga qeveria - News, Lajme - Vizion Plus

2016-01-09 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Jo te gjitha demet do te përballohen nga pushteti qendror. Ministri i Financave Shkelqim Cani, ka paralajmëruar se një pjese e dëmshpërblimeve duhet te përballohen nga vete njësite vendore. Ministri Cani nga Mati, ku zhvilloi edhe mbledhjen e Shtabit te Emergjencave Civile, inspektoi edhe demet e shkaktuara ne këtë qark.Ndërkohë situata ne qarkullimin rrugor këtë te shtune duket e normalizuar ne te gjithë akset nacionale. Ne Tirane, Elbasan, Durrës, Fier dhe Berat, situata paraqitet pa probleme.Aksi Elbasan-Librazhd-Qafe Thane ka disa pika te vështira. Ne Xibrake, qarkullimi behet me një kalim dhe kjo krijon pak trafik. Ndërsa ne Korçe vijon kriposja e rrugëve me qellim shmangien e ngricave. Ne qarkun e Vlorës është vene ne dispozicion një borëpastruese për zonën e Llogorasë, por deri me tani qarkullimi është normal. Ndërsa ne Gjirokastër, situata mbahet ne monitorim te vazhdueshëm per shkak te rrëshqitjeve ne disa segmente. Ne qarkun e Kukësit, Shtabi i Emergjencave ka vene ne gatishmëri disa mjete borëpastruese, per te mbajtur rrugën te kalueshme.