Bashkia Tiranë merr masa pas përmbytjeve të fundit - News, Lajme - Vizion Plus

2016-01-09 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas ndërprerjes se reshjeve, bashkia po ndërhyn ne zonat ku përmbytjet shkaktuan me shume probleme. Ne lumin e Tiranës, i cili doli nga shtrati dhe mori me vete barakat e familjeve rome, po vihen ne pune kolektorët dhe po ngrihen barriera. Dy nga administratoret e Tiranës, ka inspektuar punimet ne këtë zone prej vitesh problematike. Reshjet e dendura te shiut, pak dite me pare, shkaktuan përmbytje te mëdha edhe ne kryeqytet. Shtëpitë e ngritura përgjatë bregut te lumit te Tiranës u dëmtuan si përherë nga vërshimi i ujerave. Lumi i Tiranës është nje nga zonat problematike edhe per fatin se ai ka qene edhe kufiri ndarës mes Tiranës qytet dhe komunës Paskuqan. Me ndarjen e re administrative dhe vetëm pas zbatimit te projektit te lumit te Tiranës, kjo zone mund te marre zgjidhje përfundimtare.

Free Traffic Exchange