Merkel për deportimin e emigranteve - News, Lajme - Vizion Plus

2016-01-09 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka ashpërsuar tonet ndaj emigrantëve, pas rreth 100 rasteve të denoncuara nga femrat në Këln për agresion seksual. Duke folur para takimit të liderëve të CDU-së në Mainz këtë të shtunë, Merkel tha po diskutohet lehtësia e procedurave për deportimin e emigrantëve që kryejnë këto krime.?Të dhënat e fundit na diktojnë ndryshme të mundshme që mund të ndodhin. Ministri i Brendshëm dhe ai i Drejtësisë po diskutojnë mundësin e ndryshimeve dhe përmirësimeve të ligjit. Ajo që po shqyrtohet është lehtësia e procedurave për deportim të emigrantëve në rast krimesh?. Gjermania është vendi që ka strehuar më shumë emigrantë në radhët e shteteve europiane. Megjithatë sipas mediave, qeveria ne Berlin po tregohet e kujdesshme pasi një ngjarje e tillë mund të shfrytëzohet nga rivalët politik që kundërshtojnë politikën e emigrantëve të cilën ka ndërmarrë Gjermania. Gjatë festave të fundvitit, policia regjistroi rreth 100 denoncime te vajzave të cilat akuzuan se ishin ngacmuar seksualisht nga disa grupe, të cilat mendohet se kanë qënë emigrantë afrikanë.