http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Klimë e tensionuar mbizotëron në Prishtinë, në prag të protestës së opozitës në Kosovë, që kërkon rrënimin e qeverisë Thaçi - Mustafa. Forca të shumta policia janë në gjendje gatishmërie ndërsa kontrollet kanë qenë të shumta, mes të cilëve dhe shtëpinë e deputetit Albin Kurti. Ndërsa ky i fundit është nën masën e arrestit të shtëpisë. Nga kontrollet rezultoi se deputeti Kurti ndodhet në shtëpi. Ndërkohë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka denoncuar një rast, ku ka thënë se policia po bllokon kolonën me makina dhe autobusë për kontrolle. Përmes një komunikate AAK thekson se kjo është shkelje e të drejtës për tubim të lirë, e cila garantohet me ligj. Prej muajsh, deputetet e Vetëvendosjes, AAK-së dhe Nismës kanë bllokuar punimet në kuvend me gaz lotsjellës dhe kanë mbajtur protesta, pasi kundërshtojnë marrëveshjet për komunat serbe ne veri dhe kufirin me Malin e Zi. Pas argumentit të Gjykatës Kushtetuese, opozita kërkoi largimin e dyshes Thaçi - Mustafa, pasi shkelën ligjin themeltar të shtetit.