Basha: Njohim vetëm “Venecian” - News, Lajme - Vizion Plus

2016-01-08 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Per opozitën, i vetmi kusht qe te rikthehet ne procesin e reformës ne drejtësi, është zbatimi i rekomandimeve te Komisionit te Venecias. Kryetari i PD Lulzim Basha, pasi ka takuar ekspertet demokrate qe po punojnë per kete reforme e ka bere te qarte se opinion i Venecias është i vetmi draft qe garanton konsensus. Sipas Bashes, puna per reformën ne drejtësi, duhet te nise nga tërheqja e draftit mbi te cilin deri te enjten kane punuar ekspertet e komisionit. E per liderin e opozitës Basha as tryezat politike nuk janë te rëndësishme, pasi rruga ku duhet ecur është përcaktuar tashme nga Komisioni i Venecias. 2 dite me pare ekspertet demokrate braktisen mbledhjet ku diskutohej zbatimi i rekomandimeve te Venecias per reformën ne drejtësi, pasi sipas tyre, shumica refuzoi te zbatonte nje prej rekomandimeve kyçe qe kishte te bënte me zgjedhjen e anëtareve te organeve kushtetuese ne kushtet kur kjo shumice gëzon 84 vota e rrezikon te kape sistemin.