Opozita: Jemi gati për protestë - News, Lajme - Vizion Plus

2016-01-08 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një dite nga protesta e paralajmëruar ne Prishtine, drejtuesit e opozitës ne Kosove përsëriten apelin per qytetaret qe t?i bashkohen tubimit. Ata do te kërkojnë dorëheqjen e qeverise per shkeljen e Kushtetutës me nënshkrimin e marrëveshjeve me Serbinë dhe Malin e Zi. Per liderin e Vetëvendosjes dhe ate te Nismës, vendi nuk mund te drejtohet nga shkelësit e ligjit themeltar te shtetit. Protesta do te nise ne orën 14:00 ne Bibliotekën Kombëtare per te vijuar përpara selisë se qeverise. Prej disa muajsh, opozita kërkon anulimin e marrëveshjes per bashkësinë e komunave serbe dhe ate te kufirit me Malin e Zi, pakte qe i konsideron te rrezikshme per vendin.