Takimi Rama-Meta për reformën - News, Lajme - Vizion Plus

2016-01-08 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Reforma në drejtësi, ka mbledhur krerët më të lartë të mazhorancës në rezidëncën qeveritare, pranë Kryesisë së Kuvendit. Takimi mes kryeministrit Edi Rama, kreut të Kuvendit Ilir Meta, ministrit të drejtësisë Manjani, drejtuesit të komisionit të reformës në drejtësi Xhafaj, dhe dy kryetarëve të grupeve parlamentare PS-LSI, që zgjati për rreth 1 orë e 45 minuta, u përqendrua mbi situatën e krijuar pas bojkotit të opozitës të mbledhjeve të ekspertëve të nivelit të lartë. Në fund të këtij takimi, kryeparlamentiari Meta kërkoi ndërprerjen e bojkotit nga opozita dhe vijimin e punës. Për të evituar miratimin e reformës pa opozitën, Meta tha se përpjekjet për gjuhë të përbashkët mes palëve do vazhdojnë.Procesi ka ecur pozitivisht u shpreh kreu i Kuvendit, por se nuk mund të thuhet se ka përfunduar. Ndërkohë që kryeparlamentari shkoi në zyrën e tij, kryeministri Rama iu drejtua selisë së presidencës, për një takim me kreun e shtetit Bujar Nishani. Takim i cili përqendrohet ecurinë e procesit të reformës në sistemin e drejtësisë.

Free Traffic Exchange